Juventusi e kontakton Sarrin për pozitën e trajnerit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Drejtuesit e Juventusit i kanë kontaktuar përfaqësuesit e trajnerit të Chelseat, Maurizio Sarrit, pasi që ata besojnë se italiani mund të jetë personi i duhur për ta zëvendësuar Massimiliano Allegrin.

E ardhmja e Maurizio Sarrit në Stamford Bridge mbetet e pasigurt, përkundër që “Blues” janë në finale të Ligës së Evropës, ku do të përballen me Arsenalin në Baku, para se të përfundojë sezoni 2018/19, transmeton Gazeta Express.

Kampioni i Serisë A, Juventusi, ka shprehur interesim edhe për Simone Inzaghin e Lazios dhe Mauricio Pochettinon e Tottenhamit. Për këtë të fundit është spekuluar më së shumti nga të gjithë trajnerët deri më tani.

Vetë kushëriri i Pochettinos, Daniele, ka sugjeruar se argjentinasi do të ishte i interesuar për një transferim në Itali dhe kishte zbuluar se të gjithë familjarët dëshirojnë ta shohin atë në Juventus.

Në anën tjetër, Goal.com raporton se Juventusi tashmë i ka kontaktuar përfaqësuesit e Sarrit për ta diskutuar mundësinë e emërimit të tij në pozitën e trajnerit të Juventusit. Sarri ka ngjallur interesim edhe te Roma, që është në kërkim të zëvendësuesit të Claudio Ranierit.

E ardhmja e Sarrit në Chelsea është ende e dyshimtë, pasi që ai e ka pasur të vështirë ta përmirësojë marrëdhënien e tij me tifozët e klubit, pasi ishte fishkëllyer dhe kritikuar shumë herë gjatë këtij sezoni debutues të tij në Angli.

Ai vendosi të mos i duartrokasë dhe të mos i përshëndetë tifozët në dy ndeshjet e fundit, ku është vërejtur numri i ulët i të pranishmëve në stadium. Tifozët janë të irrituar edhe me stilin e lojës të Sarrit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...