Juventusi e kërkoi Sneijderin

PUBLIKUAR

Drejtori sportiv i Galatasarayt, Cenk Ergun e ka konfirmuar interesimin e Juventusit për Wesley Sneijderin.

Bianconerët kanë qenë të lidhur me transferimin e lojtarit në dy vitet e fundit, por nuk ndodhi, pasi lojtari nuk deshi të largohet nga Turqia.

“Po, ne kemi folur”, ka thënë Ergun për Sky, sa i përket interesimit të Zonjës së Vjetër për holandezin.

“Ishte e drejtë që ai të qëndronte me ne. Ai është i lumtur në Stamboll. Ai është një lojtarë shumë i rëndësishëm për skuadrën”.

Sneijder ndihmoi Galatën ta fitojë Kampionatin dhe Kupën e Turqisë duke shënuar 14 gola në të gjitha garat. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...