Juventusi e fiton derbin e madh ndaj Interit

PUBLIKUAR

Juventusi ka shënuar fitore në derbin e madh të javës së 27-të në Serie A, duke e mposhtur Interin minimalisht 0:1.

Interi hyri në këtë duel si favorit, shto këtu që ndeshja luhej në stadiumin e tyre, shkruan Gazeta Express.

Megjithatë, “Zonja e Vjetër” arriti të kalonte në epërsi në minutën e 23-të kur Filip Kostic realizoi.

Më pas, Interi mori iniciativën, megjithatë nuk arriti të shënonte as golin e barazimit.

Me këtë fitore, Juventusi tani shkon në kuotën e 41 pikëve në vendin e shtatë, shtatë pikë më pak se Milan që mban pozitën e katërt, që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Në anën tjetër, Interi gjendet në vendin e tretë në tabelë me 50 pikë të grumbulluara. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...