Juventusi e dëshiron Mbappen

PUBLIKUAR

Juventusi do të tentojë transferimin e Kylian Mbappes nga Paris Saint-Germaini, mirëpo marrëveshja do të jetë e vështirë.

Talenti francez parashikohet të jetë njëri ndër yjet e futbollit botëror në të ardhmen, i cili si 20-vjepar tashmë ka fituar Kupën e Botës me Francën, transmeton Gazeta Express.

PSG është nën monitorimin e FFP-së, dhe mund të detyrohet që të shesë lojtarë.

Çmimi i Mbappes momentalisht mund të jetë rreth 200 milionë euro, kurse parisienët paguan për të 180 milionë euro për ta transferuar nga Monaco.

Sipas mediave italiane, Juventusi duhet ta shesë Paulo Dybalan për t’i grumbulluar paratë për Mbappen, mirëpo kjo marrëveshje vështirë se do të realizohet. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...