Juventusi është duke e vëzhguar nga afër situatën e Mousa Dembeles në Tottenham, raporton Evening Standard.
Kontrata e 30-vjeçarit me klubin londinez skadon sezonin e ardhës, transmeton Gazeta Express.
Juventusi është i gatshëm të bëjë ofertë për të pasi është bindur nga performancat mbresëlënëse të Dembeles pikërisht kundër tij në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve. /Gazeta Express/


