Juventusi ka vendosur t’i ofrojë Miralem Pjanicit kontratë të re për ta mbajtur në klub.
Kampioni i Serie A dëshiron ta ndërtojë skuadrën rreth mesfushorit boshnjak, sipas mediave italiane, përcjell Gazeta Express.
Klube si Real Madridi, Barcelona dhe Manchester City kanë shfaqur interesim për ta transferuar Pjanicin në afatin kalimtar veror.
Megjithatë, Gazzetta dello Sport pohon se “Zonja e vjetër” dëshiron ta ndërtojë skuadrës rreth tij për sezonet e ardhshme.
Si rrjedhojë, 28-vjeçarit do t’i rritet paga nga 4.5 milionë euro në vit në 6 sosh plus bonuse.


