Juventusi do t’ia mësyjë Donnarummas në vitin 2020

PUBLIKUAR

Gjiganti italian është në kërkim të një portieri të sigurt dhe afatgjatë. Donnarumma nuk e ka vazhduar ende kontratën me Rossoneri dhe mund të largohet nga San Siro

Juventusi është në kërkim të një portieri të ri për sezonin e ardhshëm.

Gjatë verës që vjen, “Bianconeri” do t’ia mësyjnë portierit të Milanit, Gianluigi Donnarumma, shkruan “La Gazzetta dello Sport”, përcjell Gazeta Express.

Përfaqësuesit italian i ka mbetur edhe një vit kontratë me “Rossoneri” dhe këtë fakt po synon ta shfrytëzojë Juve.

Ndërkohë, Juventusi po e shqyrton edhe mundësinë e vazhdimit të kontratës me Wojciech Szczesny.

Nga ana e tij, Donnarumma nuk ka arritur ende marrëveshje me Milanin për vazhdimin e kontratës.

Prandaj, ai mund të largohet nga San Siro gjatë verës që vjen.

Interesim për portierin perspektiv ka shfaqur edhe Paris Saint-Germaini. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...