Juventusi dhe Suarezi arrijnë marrëveshje personale

PUBLIKUAR

Juventusi ka arritur marrëveshje personale me Luis Suarezin, të cilit tani i mbetet të bjerë dakord me Barcelonën për mënyrën e largimit.

Mediat italiane raportojnë se sulmuesi uruguaian është pajtuar me kushtet që ia ka ofruar Juve dhe se transferimi i tij në Torino do të ndodhë sapo ai ta shkëputë kontratën me Barçën, transmeton Gazeta Express.

Ai do t’i bashkohet kampionit italian falas, pasi trajneri i ri i Barcelonës ia ka bërë me dije se ai nuk bën pjesë në planet e tij dhe se duhet të gjejë klub të ri.

Suarez është duke punuar ta shkëpusë para kohe kontratën me Barçën, e cila i mbaron verën e vitit 2021.

Në anën tjetër, Juve do ta lirojë së shpejti Gonzalo Higuainin, i cili thuhet ta ketë pranuar ofertën e Inter Miami në MLS.

Edhe Higuain është duke biseduar me bardhezinjtë për ta shkëputur para kohe kontratën, pasi trajneri i ri i skuadrës, Andrea Pirlo, e njoftoi se nuk është pjesë e planeve të tij.

/Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...