Juventusi dhe Interi takojnë agjentin e Lavezzit

PUBLIKUAR

E ardhmja e Ezequiel Lavezzit, duke gjithmonë e më larg PSG-së, ndërsa në garë për të mbeten Juventus dhe Inter.

Anësori argjentinas ka humbur vendin në përbërjen e parë dhe nga trajneri Laurent Blanc përdoret me raste.

Ai është në fund të kontratës dhe pritet t’i ofrohet rinovim nga klubi parisien, por lojtari dëshiron largimin.

“Agjenti i Lavezzit ka takuar Juventusin dhe Interin. Kërkesat ekonomike janë të larta, kurse PSG i ka ofruar rinovimin. Megjithatë lojtari dëshiron të largohet, dhe nëse është e mundshme, të rikthehet në Itali”, thotë një burim pran lojtarit.

Për Lavezzin interesim kanë shfaqur edhe Arsenali dhe Barcelona. /Telegrafi/
 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...