Juventusi dhe Interi kanë hequr dorë nga huazimi i mundshëm i mbrojtësit të djathtë Matteo Darmian, për shkak se klubi i tij Manchester Unitedi kërkon 6 milionë euro vetëm për huazim gjashtëmujor.
Unitedi u ka kërkuar gjigantëve italianë 6 milionë euro për huazim gjashtëmujor plus 6 milionë të tjera për ta blerë në fund të sezonit, megjithatë kjo ka bërë që bardhezinjtë dhe zikaltrit ta zbehin interesimin për të, transmeton Gazeta Express.
Sipas Sky Sport Italia, këto ishin kushtet që gjiganti i Premierligës i kishte vënë për transferimin e mbrojtësit italian.
Juve dhe Interi nuk kanë qëllim t’i paguajnë 6 milionë euro për të huazuar Darmianin për vetëm gjashtë muaj.
Po ashtu, atyre u ishte kërkuar ta paguanin edhe pagën e lojtarit gjatë qëndrimit të tij në huazim. Prandaj, duket se në fund të fundit, përfaqësuesi i Italisë nuk do të kthehet në Serie A. /Gazeta Express/


