Juventusi dëshiron ta shesë Dybalan, por s’ka oferta

PUBLIKUAR

Juventusi është i gatshëm ta shesë Paulo Dybalan gjatë afatit kalimtar të verës, mirëpo ende nuk ka marrë asnjë ofertë të mirë për argjentinasin.

Paulo Dybala nuk është më pjesë e rëndësishme e planeve të Juventusit për të ardhmen. Një verë plot ndryshime po vjen në Torino dhe Dybala mund të jetë i përfshirë në këtë proces, shkruan Goal.com, transmeton Gazeta Express.

Transferimi i Cristiano Ronaldos gjatë afatit kalimtar të verës së vitit 2018 ka bërë që qendra e vëmendjes të largohet nga 25-vjeçari, nga i cili tani pritet ta luajë më shumë një rol dytësor në skuadër.

Për momentin, të pasurit një lojtar kaq të talentuar si opsion të dytë është diçka e mirë për Juventusin, mirëpo vetë lojtari kërkon më shumë. Ai dëshiron që ta ketë një rol lideri në skuadër, pozitë kjo që Juventusi nuk është i gatshëm t’ia ofrojë.

Dybala i ka shënuar dhjetë gola në 39 paraqitje të këtij sezoni, mirëpo situata e tij në Juventus është mjaft e komplikuar dhe ai besohet se është para një udhëkryqi të madh në karrierën e vet.

Nëse Massimiliano Allegri mbetet në pozitën e trajnerit të Juventusit, atëherë Dybala besohet se do ta vazhdojë karrierën e tij diku tjetër.

Për momentin nuk ka oferta për argjentinasin, mirëpo në të kaluarën ai ka ngjallur shumë interesim te klubet e mëdha evropiane. Juventusi shpreson se ato klube, ndër të cilat edhe Manchester Unitedi, do të jetë të gatshëm të paguajnë gjatë kësaj vere. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...