Juventusi blindon mbrojtjen

PUBLIKUAR

uventusi është duke menduar t’i ofrojë kontratë të re Andrea Barzaglit dhe Leonardo Bonuccit.

Trajneri i Bayern Munich, Pep Guardiola, pas ndeshjes kishte thënë Bonucci është një lojtar që i pëlqen shumë.

Tuttosport shkruan se ish trajneri i Barcelonës e dëshiron mbrojtësin në Man. City këtë verë, kur edhe do të fillojë punën.

Megjithatë sipas kësaj gazete Bonucci nuk e ka ndërmend largimin dhe është duke menduar rinovimin e kontratës deri në vitin 2020.

Edhe për Barzaglin do të ketë kontratë të re deri në vitin 2018. Pas mbylljes së karrierës pritet që të marrë një rol drejtuesi te Juve.

Për mbrojtësin flitet se ka interesim nga Roma, Milan, Inter dhe Napoli. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...