Juventusi blen Cuadradon?

PUBLIKUAR

Juventus ka filluar të konsiderojë mundësinë e blerjes së mesfushorit ofanziv, Juan Cuadrado.

Reprezentuesi kolumbian iu bashkua “Bianconerëve” në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës në formë të huazimit njëvjeçar nga Chelsea.

Mirëpo, drejtuesit e kampionit të Italisë, pas paraqitjes fantastike të tij në fitoren ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve, kanë filluar kontaktet e para me Chelsean në lidhje me blerjen e tij në verën e vitit të ardhshëm.

“The Blues” e kanë huazuar Cuadradon në Juventus për një dëmshpërblim prej 1.5 milionë euro, por klubi italian dëshiron ta mbajë atë.

Ndërkaq, Chelsea kërkon 20 milionë euro dhe 2-3 të tjera si bonuse. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...