Juventusi barazon për herë të tretë në pesë ndeshje këtë sezon

PUBLIKUAR

Juventusi nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 në udhëtim ndaj Fiorentinas në kuadër të javës së pestë në Serie A.

“Zonja e Vjetër” kaloi në epërsi në minutën e nëntë të ndeshjes, kur Milik realizoi.

20 minuta më vonë Kouame barazoi gjithçka, shkruan Gazeta Express.

Fiorentina pati rastin të përmbyste gjithçka, por Jovic dështoi të shënonte nga penalltia në minutën e 44-të.

Me këtë barazim, Juventusi përkohësisht gjendet në vendin e katërt në tabelë me nëntë pikë, kurse Fiorentina mban vendin e 10-të me tri pikë më pak. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...