Juventusi akuzohet edhe një herë rreth Calciopolit

PUBLIKUAR

Calciopoli nuk ka fund, ish-presidenti i Bolognas, Giuseppe Gazzoni Frascara, ka paditur Juventusin, Fiorentinën dhe disa klube të tjera duke kërkuar dëmshpërblim 113 milionë euro.

80-vjeçari ka ndërmarrë aksion ligjor kundër Juventusit, Firorentinës, Luciano Moggit, Antonio Giraudo, vëllezërve Della Valle, Sandro Mencuccit dhe ish-gjyqtarit Massimo De Santis.

Bologna kishte rënë nga Serie A në sezonin 2004-05, pasi kishte humbur në ‘play-off’ kundër Parmas dhe kështu Frascara ia kishte shitur shumicën e aksioneve Alfredo Cazzolas.

Calciopoli njihet si skandali më i madh në botën e futbollit dhe klubi i vetëm që nuk u prek ishte Interi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...