Juventus ka refuzuar ofertën e Chelseas për Alex Sandro
Antonio Conte, trajneri i skuadrës së Chelseas, ka marrë një lajm të keq nga ish skuadra – Juventusi.
Sipas BBC, kampioni i Italisë ka refuzuar ofertën e Chelseas për mbrojtësin e krahut të majtë, Alex Sandro, përcjell Express.
Thuhet se kampioni i Premierligës ka ofruar 50 milionë euro për ish anëtarin e Portos, por Juvetnusi ka refuzuar këtë ofertë.
Ndryshe, Conte nga Juvetnusi po synon ta blej edhe qendër mbartësin italian, Leonardo Bonucci. /Express/



