Juventus: Lëndimi i Chiellinin jo serioz, rikthehet për Milanin dhe Realin

PUBLIKUAR

Juventusi ka njoftuar se lëndimi i Giorgio Chiellinit nuk është asgjë serioze, prandaj ai pritet të jetë i gatshëm për ndeshjet e rëndësishme kundër Milanit dhe Real Madridit.

Qendërmbrojtësi e braktisi fushën në ndeshjen e së shtunës kundër Spalit për shkak të dëmtimit në kofshe dhe u detyruar të tërheqjen nga lista e ekipit kombëtar italian për ndeshjet miqësore, transmeton Express.

Fillimisht druhej se Chiellini do të mungonte në ndeshjen e parë çerekfinale kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve, por sot “Bardh e zinjtë” hoqën dyshimet për këtë.

“Giorgio Chiellini i është nënshtruar disa testimeve për lëndim muskulor në kofshën e djathtë, që e pësoi në ndeshje kundër Spalit”, thuhet në njoftimin e Juventusit.

“Rezultatet tregojnë se situata nuk është asgjë serioze, por e cila megjithatë kërkon monitorim ditor. Lojtari tashmë ka nisur punën në fizioterapi dhe do të rivlerësohet javën e ardhshme”, thuhet më tej në njoftim. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...