Juventus kërkon ta transferojë talentin e Genoas

PUBLIKUAR

Juventusi ka arritur një marrëveshje për transferin e talentuar të Genoas, Michele Besggio, raportojnë mediat në Itali

Bardhezinjtë janë gjithmonë aktivë në tregun e futbollistëve të rinj italianë, duke rekrutuar talente të njohur. Shembulli i fundit i tyre janë lojtarët si; Andrea Cambiaso dhe Nicolo Rovella, të dytë këta erdhën nga Genoa.

Siç raporton Sky Sports Italia, Juventusi tani ka arritur një marrëveshje për të nënshkruar me Besaggion nga Genoa me një marrëveshje huazimi me opsion blerjen. Negociatat janë në fazën finale dhe pritet që të përfundojnë në ditët në vazhdim.

Mesfushori i talentuar 20 vjeçar duket se do të shkon fillimisht në skuadrën e 23 vjeçarëve, edhe pse ai mund të kthehet përsëri në huazim, më shumë mundësi të Genoa.

Besaggio është një produkt i sistemit te të rinjve të Vicenzas por ishte larguar herët nga klubi i Venetos, në qershorin e 2018. Gjashtë javë më vonë ai nënshkroi për Genoan, duke kaluar katër vite në sistemin e tyre te të rinjve të njohur si Liguria. /GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...