Juventus e vazhdon presionin ndaj Napolit teksa e mposht Cagliarin

PUBLIKUAR

Juventus i është afruar në vetëm një pikë liderit të Serisë A, Napolit, pasi të shtunën në mbrëmje shënoi fitore minimale në udhëtim te Cagliari.

Juventusi goditi shtyllën dy herë por edhe nuk pranoi gol falë portierit të vet, Szczesny, i cili pati dy pritje fantastike në një pjesë të parë në “Sardegna Arena” të Cagliarit në kuadër të xhiros së 20-të të kampionatit italian, që u mbyll pa gola, transmeton Express.

Juventus pati më shumë nga pjesa e dytë por iu desh të priste deri në minutën e 74-të për ta gjetur golin përmes anësorit italian, Bernardeschit.

Fitorja në udhëtim te Cagliari është e katërta me radhë për Juventusin, që tani ka 50 pikë në vendin e dytë, një më pak se Napoli në të parin dhe tetë më shumë se Interi në të dytin.

Ndërkohë, Cagliari mbetet në vendin e 16-të me 20 pikë. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...