Juventusi ia ka ofruar Valencias 15 milionë euro plus Marko Pjacan për ta transferuar Joao Cancelon, raporton Gazzetta dello Sport.
Juventusi e dëshiron me ngulm përfaqësuesin portugez, edhe pse nuk po shpreh gatishmëri për t’i paguar 40 milionë euro sa kërkon Valencia për ta lëshuar atë, transmeton Gazeta Express.
Kampioni i Serisë A i ka ofruar vetëm 15 milionë euro për të plus kartonin e anësorit të talentuar kroat Marco Pjaca.
Besohet se Valencia nuk është e bindur nga oferta e Juves që e vlerëson Pjacan 25 milionë euro.
Cancelo shkëlqeu si i huazuar te Interi, duke iu ndihmuar zikaltërve të kualifikohen në Ligën e Kampionëve për herë të parë pas gjashtë viteve. /Gazeta Express


