Juventus e fillon si më së miri Serie A, fiton pastër ndaj Sassuolos

PUBLIKUAR

Juventusi e ka filluar si më së miri sezonin e ri në Serie A duke e mposhtur Sassuolon me rezultat 3-0. Di Maria (26’) dhe Dusan Vlahovic (43’, 51’) ishin golashënues në këtë ndeshje, teksa fitorja e dërgon Juventusin në vendin e dytë

Juventusi e ka nisur si më së miri sezonin e ri në Serie A duke e mposhtur me rezultat 3-0 skuadrën e Sassuolos në shtëpi.

Juventusi kërkoi penallti që në minutën e parë të ndeshjes pas një ndërhyrje në Vlahovic, por kështu nuk mendoi gjyqtari i ndeshjes.

Deri në minutën e 26-të Juventus nuk pati ndonjë rast për t’u shënuar, por në këtë minutë do të vinte edhe goli i parë në këtë ndeshje.

Di Maria do të shënonte gol me vole pasi mori një top të bukur nga Alex Sandro.

Vlahovic (29)  pati rastin e radhës ku bëri një goditje në parabollë por që përfundoi jashtë portës.

Një ndeshje e mirë nga Juan Cuadrado (38’) bëri që në të te shkaktohet penallti të cilën 4 minuta më vonë në gol do ta shndërronte sulmuesi i kësaj skuadre Dusan Vlahovic.

Pjesën e dytë Juventusi do ta niste edhe më mirë pasi që do të shënonte gol në minutën e 50-të.

Kësaj radhe Di Maria bëri një pasim të mirë për Vlahovic i cili shënoi golin e dytë personal në këtë ndeshje.

U deshën të kalojnë 74-të minuta që Sassuolo të rrezikonte për herë të parë në portën e Juves. Andrea Pinamonti ishte afër për të shënuar pas një gabimi të Perrin, portierit të Juventusit por megjithatë ai priti goditjen e Pinamontit.

Vlahovic (87’) pati mundësinë që ta shënonte golin e tretë në këtë ndeshje por goditja e tij u bllokua nga mbrojtja.

Me këtë fitore Juventus është në vendin e dytë në Seria A pas xhiros së parë pas Napolit të Amir Rrahmanit.

Javën e ardhshme Juventusi do të luajë kundër Sampdorias ndërkaq Sassuolo kundër Lecces. /GazetaExpress/

LAJME TË TJERA

Për personat me zemër të sëmurë a është më i shëndetshëm gjalpi apo vaji?

Tri lloje yndyrash janë bindshëm më të këqija se këto dy të parat Disa studime...

Kejvina Kthella duket në formë në imazhet me bikini nga pushimet në Zanzibar

Pushimet për modelen e njohur nga Shqipëria, Kejvina Kthella, duket se nuk kanë mbaruar...

Opsionet e Barcelonës për zëvendësimin e Busquetsit

Sergio Busquetes pritet që të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar të verës. Mesfushori spanjoll,...

Aksident trafiku në magjistralen Gjilan-Prishtinë, dalin pamjet

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Gjilan-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Bresalc. Lajmin për...

SHIKO MË SHUMË

Opsionet e Barcelonës për zëvendësimin e Busquetsit

Sergio Busquetes pritet që të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar të verës. Mesfushori spanjoll,...

Mbappe për konfliktin me federatën për të drejtat e imazhit: Nuk e kam problem të luftoj për shokët e mi

Kylian Mbappe ka folur për konfliktin me Federatën Franceze të Futbollit. Më herët u bë...

Argjentina fitoi lehtësisht ndaj Hondurasit, shkon në 34 numri i ndeshjeve pa humbje

Argjentina shënoi fitore të lehtë në miqësoren kundër Hondurasit. Ndeshja që u zhvillua në “Hard...