Juve nuk i lëshon Allegrin, Pogban dhe Dybalan

PUBLIKUAR

Drejtori i Juventusit, Beppe Marotta, i ka siguruar tifozët se nuk do të lejojë largimin e trajnerit Massimiliano Allegri dhe lojtarëve, si Paulo Dybala dhe Paul Pogba.

Bianconerët regjistruan fitoren e 11-të radhazi këtë sezon në Serie A dhe janë rrugës për ta fituar titullin e pestë radhazi.

Është spekuluar se Allegri është shënjestër e Chelseat për sezonin e ardhshëm, por drejtori i Juves nuk do ta lejojë largimin e trajnerit.

Gjatë një bisede për Mediaset Premium, ai ka thënë se dy lojtarët kryesorë, Pogba dhe Dybala, janë e ardhmja e bardhezinjve dhe do të qëndrojnë në skuadër.

Ai ka thënë po ashtu se Martin Caceres nuk do të largohet në janar, derisa ka premtuar rinovimin e kontratave për Patrice Evra dhe Andrea Barzagli. /Telegrafi

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...