Juve – Milan, forcat e rendit në gatishmëri maksimale

PUBLIKUAR

Gatishmëri maksimale për supersfidën e javës së 12-të të Serisë A, Juventus-Milan, e programuar për t’u zhvilluar të Shtunën në orën 20:45. Pas masakrës së Parisit dhe anulimit të dy miqësoreve Belgjikë-Spanjë dhe Gjermani-Holandë për motive sigurie, autoritete italiane kanë shtuar masat për parandalimin e akteve të mundshme terroriste edhe në Gadishullin Apenin.

Kuestura e Torinës të Shtunën duhet të punojë në tre fronte: të sigurojë mbarëvajtjen e vizitës së Kryeministrit Mateo Renzi në kryeqendren e Piemontit, të koncertit të Madonës dhe të sfidës Juve-Milan. Kuestori i Torinos, Salvatore Longo kërkoi bashkëpunimin e spektatorëve, për të garantuar sigurinë e tyre. Sipas tij do të ketë kontroll më të rreptë të territorit. Në fakt siguria e “Juvetus Stadium” konsiderohet efikase dhe avangardë, për këtë arsye nuk do të ketë ndryshim të protokollit rutinë, por thjesht janë shtuar disa masa paraprake.

Tifozët do të mund të hynë në stadium që në orën 18:00, pra 45 minuta më herët nga ç’ndodh zakonisht. Në këtë impiant modern do të jenë të pranishëm 650 stjuardë, nga 550 që angazhohen mesatarisht. Do të ketë më shumë agjentë që do të kontrollojnë hyrjen e tifozëve në stadium si dhe do të kontrollohen të gjitha pajisjet elektronike që spektatorët do të kenë me vete.

SHIKO MË SHUMË

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...

“Ka kualitet”, Franco Foda për Zhegrovën: Është lojtar i rëndësishëm!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit në konferencë për media para...