Allegri mendon se derbi “D’Italia” ishte si “një gjysmëfinale e Championsit”, pas fitores 1:0 të Juventusit ndaj Interit
Juan Cuadrado shënoi golin e vetëm në ndeshjes që trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, e konsideron si një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan Sky Sport, transmeton Gazeta Express.
“Ishte një ndeshje e kualiteteve të larta, sikur një ndeshje gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve – në aspektet individuale po ashtu edhe në performancat e ekipit”, tha Allegri për Mediaset Premium dhe Sky Sport Italia.
“Duhet të përgëzojmë kundërshtarin për lojën që bën, të cilët edhe mund të kishin shënuar”, shtoi Allegri. /Express/


