Juve i sigurt dhe ngjitja vazhdon (Video)

PUBLIKUAR

Palermo ka qenë viktima e radhës e Juventusit në Serie A. Zonja e Vjetër fitoi me rezultat 3-0 në udhëtimin në Stadio Renzo Barbera.

Ekipi vendas arriti që gjatë fraksionit të parë ta mbante kundërshtarin larg porte, ndërkohë që mysafirët ishin të paqartë në ndërtimin e aksioneve të tyre.

Kur gjyqtari dha shenjë që skuadrat të shkonin në pushim, rezultati ishte i paprekur (0-0).

Angazhimi i fazës ofensive të Bianconerëve ishte më i mirë në gjysmën e dytë dhe goli i avantazhit erdhi shumë shpejt.

Dybala dërgoi një harkim të mirë në zonë dhe Mario Mandzukic kërceu për të shënuar me kokë (54’).

Në vazhdim të lojës, bardhezinjtë patën edhe rastet të tjera, ndërsa goli i dytë erdhi nga kush nuk pritej – Stefano Sturaro pranoi një top nga Pogba dhe e mposhti portierin vendas (89’).

Pas kombinimeve me Moratan, Simone Zaza e shënoi edhe golin e tretë të mysafirëve (90’+3).

Juventusi tash është në vend të pestë në tabelë me gjashtë pikë prapa liderit Inter që të hënë zhvillon kryendeshjen ndaj Napolit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...