Juve i ofron Moratas kontratë të re

PUBLIKUAR

Shumë shpejtë pritet që Juventusi t’i ofrojë një kontratë të re Alvaro Moratas dhe kështu të hedh poshtë mundësin e një rikthimi të mundshëm te Real Madridi.

Sipas Marca, marrëveshja është në fazën fillestare dhe ende ka shumë punë deri te finalizimi i saj, por çdo pritet të përfundojë para afatit kalimtar të janarit.

Spanjolli u transferua te Zonja e Vjetër nga Los Blancos në verën e vitit 2014, me një klauzolë e cila ia mundëson klubin spanjollët riblerjen e tij.

Sipas të përditshmes spanjolle, me kontratën e re 22-vjeçari do t’i ketë të gjitha kushtet financiare që të refuzoi ofertën e mundshme të Realit dhe të qëndrojë edhe për disa vite tjera në Serie A.

Marota ka shënuar 15 gola në 45 paraqitje për klubin nga Torino gjatë sezonit të kaluar në të gjitha garat. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...