Juve e refuzon ofertën e parë të Tottenhamit për Dybalan

PUBLIKUAR

Tottenhami i ka hyrë seriozisht garës për transferimin e Paulo Dybalas. Edhe pse futbollisti argjentinas njoftoi se dëshiron të qëndrojë në Juventus, duket se Bianconeri duan ta shesin atë. Megjithatë, kampioni italian e ka refuzuar ofertën e parë të Spurs

Juventusi po planifikon ta shesë Paulo Dybalan gjatë kësaj vere edhe pse futbollisti argjentinas njoftoi se dëshiron të qëndrojë në Torino, shkruan Gazeta Express.

Dhe, interesimi për ish-futbollistin e Palermos nuk mungon nga ana e klubeve të mëdha evropiane.

Së fundmi në garë për Dybalan është futur edhe nënkampioni evropian, Tottenham, i cili ka bërë ofertë për të.

Mirëpo, e përditshmja italiane “La Stampa” shkruan se Bardhezinjtë e kanë refuzuar menjëherë ofertën e parë të Tottenhamit prej 50 milionë eurosh për lojtarin.

Bianconeri e vlerësojnë futbollistin 90 milionë euro.

Për të ardhmen e Dybalas do të vendoset posa të kthehet ai nga pushimet, kur edhe pritet të takohet me trajnerin Maurizio Sarri.

Sidoqoftë, Spurs nuk e kanë ndërmend të ndalen dhe shpejt pritet ta përgatisin një ofertë më të majme.

Trajneri Mauricio Pochetino dëshiron ta transferojë Dybalan për ta zëvendësuar Christian Eriksenin, i cili mund të largohet nga Londra gjatë kësaj vere. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...