Juve e refuzoi ofertën e majme të Barçës pë De Ligtin

PUBLIKUAR

“Bianconeri” nuk janë të interesuar ta shesin mbrojtësin holandez dhe e kanë refuzuar një ofertë të majme

Juventusi është i vendosur për ta mbajtur në ekip sa më gjatë të jetë e mundur Matthijs De Ligtin.

Qendërmbrojtësin holandez qe një kohë e kërkon Barcelona, shkruan Gazeta Express.

Mirëpo, “Bianconeri” e kanë refuzuar së fundmi një ofertë të majme të gjigantit katalunas për futbollistin e ri.

Tabloidi britanik “Daily Mail” shkruan se kampioni aktual spanjoll i ka ofruar 73 milionë euro për ish-futbollistin e Ajaxit.

Sidoqoftë, Juve ka dhënë përgjigje negative pasi e sheh përfaqësuesin holandez si të ardhme të ndritshme në mbrojtjen e saj. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...