Juve e kontakton Conten

PUBLIKUAR

Juventusi është në kërkim të trajnerit të ri, i cili do ta pasojë Massimiliano Allegrin.

“Bianconeri” ia kanë vënë syrin trajnerit aktual të Tottenhamit, Antonio Conte.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi “Sport Today”, përcjell “Gazeta Express”.

“Zonja e Vjetër” po mendon ta shkarkojë trajnerin Allegri pas fillimit të dobët të sezonit në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve.

Conte është i hapur për t’u rikthyer në klubin të cilin e kishte drejtuar me sukses në periudhën 2011-2014 dhe këtë mund ta bëjë pasi të përfundojë ky sezon.

E nëse e shkarkon Allegrin, Juve mund ta marrë një trajner të përkohshëm deri në fund të sezonit.

Por, nëse e angazhon trajnerin Thomas Tuchel, siç ka nisur të spekulohet, atëherë mund të bie në ujë opsioni Conte. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...