Juve e fiton derbin me Chelsean

PUBLIKUAR

Juventusi e ka fituar derbin e Grupit H, duke e mundur 1-0 Chelsean në Allianz Stadium.

Zonja e Vjetër ka treguar dhëmbët në Ligën e Kampionëve.

Juve e Max Allegrit ka arritur ta mposhtë kampionin aktual, Chelsean me rezultatin minimal 1-0, në sfidën e dytë të Grupit H në Champions League.

Golin e vetëm e shënoi Chiesa me të nisur pjesa e dytë, në minutën e 46-të, për rezultatin 1-0.

Si vendasit, ashtu edhe mysafirët krijuan dhe tentuan përgjatë 90 minutave, por gjithçka u mbyll me atë gol të Chiesas.

Juve tash prin në grup me gjashtë pikë, Chelsea dhe Zeniti kanë nga tri pikë, derisa Malmo zero. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...