Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini ia ka sugjeruar tranerit të Juventusit që të besojë më shumë tek Paulo Dybala.
Dybala shkoi për një shumë të madhe të hollash te Juventusi verën që lamë pas, dhe sipas pronarit të Palermos lojtari është shumë i aftë.
“Juve duhet të besojë te Dybala, Allegri duhet të besojë tek ai”.
“Kur unë e kam parë atë në pankinë në Superkupë, dhe në javën e parë ndaj Udineses, them se u lëndova. Jam çuditur – pse e kanë blerë atëherë?”.
“I kam shkruar Marottas që të shfrytëzojnë Marottan dhe Dybalan bashkë më foramcion, sepse këta dy mund të shkatërrojnë secilën mbrojtje. Të ndarë janë të dobët”, potencoi Zamparini. /Telegrafi/


