Federico Chiesa është në radarin e Juventusit dhe Interit
Sipas Tuttosport, dy skuadrat kryesore në Angli janë vënë në kërkim të yllit të Fiorentinës, Federico Chiesas.
Chiesa (21), ka impresionuar për Fiorentinën deri me tani këtë sezon, duke shënuar dy gola dhe duke bërë dy asiste në Serie A.
Juventus ka kohë që e përcjell Chiesan dhe konsiderohen favorit, edhe pse Interi mund ti ofrojë atij më shumë minutazh në formacionin kryesor se sa kampionët e Italisë. /GazetaExpress/


