Juve barazon rekordin e mospranimit të golave

PUBLIKUAR

Juventusi ka regjistruar edhe një tjetër ndeshje pa pranuar gol në Serie A.

Zonja e Vjetër fitoi me rezultat 2-0 në udhëtim te Atalanta, për të rikthyer epërsinë prej tri pikësh kundrejt Napolit në krye të tabelës. Pos kësaj, portieri Gianluigi Buffon edhe një herë ishte i pamposhtur.

Në këtë mënyrë, Bianconerët kanë kaluar nëntë ndeshje pa pranuar gol në këtë sezon duke e barazuar rekordin e tyre të mëparshëm, por edhe atë të Milanit. Edhe Interi e ka regjistruar këtë rekord, por përgjatë dy sezoneve.

Në ndeshjen e radhës, ata do ta kenë mundësinë ta thyejnë këtë rekord. Lojtari i fundit që i ka shënuar Juventusit është Antonio Cassano, në ndeshjen e 10 janarit.

Gigi ka kaluar 843 minuta pa pranuar gol dhe është afër që ta thyejë rekordin e Dino Zoff  (903 minuta pa gol në sezonin 1972/1973). Rekordin individual, aktualisht e mban ish-portieri i Milanit, Sebastian Rossi, i cili nuk ka pranuar gola për 929 minuta në sezonin1992/1993. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...