Dybala mund të vazhdojë edhe për një kohë të gjatë me Juventusin
Sipas asaj që ka shkruar sot Tuttosport, Juventus besojnë se janë shumë afër rinovimit të kontratës me Dybala.
Kontrata e re për sulmuesin argjentinas është përfolur disa herë dhe kampionët e Serie A besojnë se ai është lojtar kyç për ta dhe ata janë gati për kontratë të re.
Dybala disa herë është përfolur për një largim nga Italia.
Manchester United dhe Chelsea janë parë si dy skuadrat që janë të interesuar për të por këtu nuk bën të mbesin jashtë edhe skuadrat si PSG dhe Real Madrid që po ashtu kishin shprehur interesim për lojtarin. /GazetaExpress/


