Jusuf Thaçi: Ambasadori i Kosovës në Kroaci duhet të shkarkohet urgjentisht

PUBLIKUAR

Analisti politik Jusuf Thaçi ka thënë se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, duhet të shkarkohet nga kjo pozitë derisa të qartësohet situata e krijuar pas raportimit të mediave sllovene se ai është përfshirë në një skandal financiar.

“Derisa situata me skandalin në Slloveni të qartësohet dhe të vendoset nga organet kompetente gjyqësore mund të marrë kohë. Prandaj, ambasadori i Kosovës në Kroaci duhet të shkarkohet urgjentisht”, ka shkruar Thaçi.
Televizioni slloven “Planet TV” ka raportuar se mbi gjysmë milion eurosh, para të gatshme, janë bartur prej Malit të Zi për në Slloveni, kurse rolin e transportuesit të parave e ka kryer Berishaj. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...