Jurgen Klopp e thumbon Bayernin: E fitoi Ligën e Kampionëve me fat

PUBLIKUAR

Jurgen Klopp e pranon se trajneri i Bayern Munich, Hansi Flick, ka arritur shumë në një periudhë kohore kaq të shkurtër në klub – por e thumboi gjigantin e Bundesligës duke thënë se fati i ndihmoi ta fitojë Ligën e Kampionëve.

Fitorja e Bayernit në finale të Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germain ishte e 21-ta radhazi në të gjitha garat, një ecuri mahnitëse pas të cilës bavarezët e fituan tripletën, transmeton Gazeta Express.

Trajneri i Liverpoolit, Klopp thotë se Bayerni ka lojtarë të klasit botëror në çdo pozitë, por po ashtu mendon se orari i ndeshjeve në Bundesligë i ndihmoi shumë për ta fituar garën më prestigjioze evropiane për klube.

“Është e vështirë të shkruash më shumë histori se kaq brenda tetë muajve”, tha Klopp për ZDF duke iu referuar Flickut.

Por ai shtoi: “Bayerni ishte me fat që, midis kaosit të shkaktuar nga orari i ndeshjeve, orari i tyre iu përshtat më së miri për Ligën e Kampionëve”.

Liga elitare gjermane ishte e para nga pesë ligat kryesore evropiane që e rinisi sezonin pas pushimit të detyruar nga pandemia koronavirus, që nënkupton se Bayerni kishte kohë më shumë se një muaj të përgatitej për ta rinisur sezonin në Ligën e Kampionëve pas triumfit në finale të Kupës së Gjermanisë kundër Bayer Leverkusenit./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...