Jupi u largua nga Kombëtarja sherri i De Biasit

PUBLIKUAR

Redi Jupi u largua nga drejtimi i Shqipërisë U-21 pasi ishte përplasur me trajnerin italian, Gianni De Biasi

 

Redi Jupi ka dhënë dorëheqje nga Kombëtarja U-21 e Shqipërisë. Sipas të përditshme sportive shqiptare, Sport Ekspres. Jupi nuk ka pasur asnjëherë raport të mirë me trajnerin e Kombëtares A, Gianni de Biasi dhe ndihmësin e italianit, Paolo Tramezzani

“De Biasi i ka marrë thuajse gjithmonë lojtarë Shqipërisë U21, shpesh pa njoftuar dhe pa u koordinuar me Jupin, pikërisht kur ky i fundit kishte më shumë nevojë për talentet e tij. Marrëdhëniet mes De Biasit e Jupit kanë qenë të ngrira kohët e fundit dhe nuk kishte asnjë komunikim mes tyre, shpesh me të drejtë, sepse nuk duhet harruar se lojtarë si Manaj, Strakosha, Grezda e Latifi janë bërë pjesë e Kombëtares A pa luajtur fare aty, ndërkohë që Shpresa luante ndeshje vendimtare në garën për kualifikim”, shkruan “Sport Ekspres”.

“Edhe në ndeshjet kundër Lihtenshtajnit e Spanjës Grezda e Latifi u bashkuan me Kombëtaren e De Biasit, pa luajtur fare, ndërkohë që Shqipëria U21 u mund keqas në Izrael. Edhe marrëdhëniet e Jupit me Tramezzanin, i caktuar si drejtor i ekipeve kombëtare, kanë qenë shumë të ftohta, me Jupin që nuk i shkoi asnjëherë në mbledhjet që italiani organizonte”, vazhdon shkrimi i të përditshmes sportive nga Tirana.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...