Jude Bellingham pritet t’ia sheh “hajrin” këtij Botërori

PUBLIKUAR

Ylli anglez tashmë ka shkëlqyer në Katar dhe një sërë skuadrash janë duke e kërkuar atë

Pavarësisht se ka luajtur vetëm një ndeshje deri më tani në Botërorin e Katarit 2022, Jude Bellingham ka treguar se është ylli në ardhje dhe top klubet e Europës do të luftojnë për nënshkrimin e tij.

Goli i tij i shënuar të hënën kundër Iranit ishte i 10-ti këtë sezon për mesfushorin e Anglisë, duke shtuar edhe nëntë të tjerë që ai ka shënuar për Borussia Dortmundin.

Ky është një rezultat i pakrahasueshëm në sulm për një lojtar i cili di më shumë të fitojë topa në mesfushë, i cili. Si 19 vjeçar e bën atë futbollistin me të l           akmuar në tregun e Europës.

Cilët klube e kërkojnë Jude Bellingham?

Por, Los Blancos nuk do të jenë vetëm në këtë luftë. Liverpooli duket se do të jetë rivali më i madh i Florentino Perez në këtë luftë për të nënshkruar me anglezin.

Jurgen Klopp po e shtynë përpara klubin me të gjitha forcat për të nënshkruar me lojtarin i cili ka lindur në Stourbridge të Anglisë më 2003.

Manchester City po ashtu dëshiron të nënshkruajë me Bellingham, i cili ka ndërtuar një shoqëri të mirë me Erling Haaland sa ishte në Dortmund. Kjo do të jetë një atu e mirë e Citizens, të cilët do të jenë në pozitë më të mirë negociuese.

Borussia Dortmund e di që do ta humbet Jude Bellingham

Çfarë është e qartë, në këtë pikë, Borussia Dortmund duket se është dorëzuar në humbjen e një tjetër ylli në bërje, pasi që pritet të ndodh ashtu si ndodhi me norvegjezin i cili migroi në Etihad këtë verë.

CEO i klubit gjerman, Hans-Joachim Watzke, pritet të jep lajme për të ardhmen e lojtarit shumë shpejt pasi të përfundoi Botërori i Katarit.

“Mendoj se posa të përfundojë Botërori ne do të kemi një diskutim të përgjithshëm me atë çfarë ai dëshiron”, kishte thënë ai për Bild para garës së Katarit.

“Ne do të flasim me të, me prindërit e tij me të cilët kemi marrëdhënie të ngushta dhe natyrisht këshilltarët e tij”.

“Lojtari duhet të na tregojë ne nëse dëshiron të qëndrojë ose nëse dëshiron të largohet. Në të dy rastet, ne do të jemi të arsyeshëm dhe të kuptueshëm. Por ne nuk mund të pretendojmë që këtë problem ta lëmë në tavolinë. Nëse klubet e mëdha involvohen, pastaj ne nuk mund të luftojmë me ta financiarisht”. /GazetaExpress/

LAJME TË TJERA

Kurti publikon foto nga Berna, tregon frazën interesante që ia ka thënë presidenti zviceran

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron për një vizitë zyrtare në Zvicër. Ai...

Shpërthimet në veri, Hovenier: I tronditur, autorët të dalin para drejtësisë

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar pas shpërthimeve në veri të...

Prishtinë: Arrestohet 44-vjeçari për shitblerje të narkotikëve

Policia e Kosovës ka arrestuar sot të dyshuarin 44-vjeçar, i cili merrej me trafikim...

Jasharaj: Jemi kundër testimit me shkrim për mësimdhënësit

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Rrahman Jasharaj ka thënë...

SHIKO MË SHUMË

Julian Draxler zyrtarizohet te Al-Ahli

Al-Alhi ka kompletuar transferimin e Julian Draxler nga Paris Saint-Germaini. Klubi nga Katari zyrtarizoi sot...

Interi deklason Milanin në derbin e qytetit

Interi ka treguar formë shumë më të lartë se AC Milan në Derbin Della...

Kosova fiton ndaj Marokut në Lojërat Mesdhetare në Rërë

Ekipi i djemve të Kosovës i volejbollit në rërë shënoi fitore 2:1 në sete...