Antoine Griezmann do t’i mbetet besnik Atletico Madridit pavarësisht interesimit të Barcelonës
Juanfran, mbrojtësi i Atletico Madridit, thotë se Antoine Griezmann është i lumtur në klubin dhe se nuk mendon të largohet nga Vicente Calderon.
Sipas mediave spanjolle Barcelona po e kërkon francezin si pasardhës të Neymarit, i cili pritet që t’i bashkohet PSG-së.
“Griezmann është i lumtur në Atletico Madrid dhe ne duam të japim gjithçka për këtë skuadër”, ka deklaruar Juanfran.
Më herët është përfolur se Griezmann ka oferta edhe nga Manchester United, Chelsea e Real Madrid. /Express/


