Juan Jesus në planet e Romës për afatin dimëror

PUBLIKUAR

Roma ka rikthyer interesimin për qendërmbrojtësin e Interit, Juan Jesus, i cili nuk është ndër të zgjedhurit e parë te Nerazzurrët.

Braziliani ka kaluar pjesën më të madhe të sezonit na bankën rezervë, pasi Jeison Murillo dhe Joao Miranda preferohen në mbrojtje.

Giallorossët e kanë kërkuar lojtarin gjatë verës, ndërsa Mediaset Premium raporton se ata do të bëjnë ofertë në janar.

Skuadra kryeqytetase ka nevojë për një lojtar që mund të luajë në qendër të mbrojtjes dhe si mbrojtës i majtë, gjë që Jesus e bën.

24-vjeçari është transferuar në Giuseppe Meazza në vitin 2012 nga Internacionali. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...