Ju mundon djegësira: Këta shtatë artikuj janë shpëtim, ndalin thartirën menjëherë!

PUBLIKUAR

Në vazhdim të këtij teksti lexoni se çfarë duhet të hani dhe të pini nëse keni probleme me thartirën në lukth

Djegësira shkakton ndjenjën e shijes së hidhur në fyt, përcëllime dhe djegie, presion dhe dhembje në pjesën e sipërme të stomakut dhe pas eshtrave të kraharorit, mirëpo shfaqet edhe për shkak të refluksit të thartirës së lukthit.

Këto vështirësi janë të lidhura me ushqimin e pashëndetshëm, prandaj për ta mbrojtur shëndetin e lukthit, është i nevojshëm ushqimi i balancuar, transmeton Telegrafi.

Çaj xhenxhefili

Zieni në ujë xhenxhefilin të pastruar dhe të grirë në copa të madhësisë së gishtit të madh të dorës. Lëreni të qëndrojë afro dhjetë minuta dhe pastaj e pini.

Bananet

Banania përmban sasi minimale thartire, andaj mbron dhe qetëson stomakun e irrituar.

Qumësht bajameje

Kjo alternativë klasike e shëndetshme e qumështittë lopës apo të dhisë ndihmon në neutralizimin e thartirës në lukth. Në qumështin e bajameve tundni smothie në të cilin do të shtoni dredhëza, banane dhe spinaq.

Fjolla tërshëre

Lukthi i irrituar kërkon ushqim të pasur me fibra, siç janë fjollat e tërshërës. Mëngjesin fillojeni me një pjatë fjollash tërshëre të cilat do t’ju japin gjithë energjinë e nevojshme për aktivitetet ditore, mirëpo njëkohësisht do të zvogëlojnë djegësirën.

Maraja

Në ujë të vluar qitni dy lugë fara maraje. Lini të qëndrojnë gjysmë ore, shtoni një lugë të vogël mjaltë dhe e pini.

Kefiri dhe aloe vera

Ky kombinim qetëson sistemin e tretjes, por njëherësh është edhe shumë i shijshëm. Një lugë lëng aloe vere përzieni me kefir dhe e pini për kafjall.

Perimet me fletë të gjelbra

Hani sa më shumë perime me fletë të gjelbra siç janë brokoli, selinoja dhe lulelakra, të cilat përmbajnë pak thartirë dhe ndihmojnë në luftën kundër thartirës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...