Jozi dhe Loredana shumë të afërt: Puthen në dhomën e gjumit

PUBLIKUAR

Jozi dhe Loredana, dy prej personazheve më të komentuar të Big Brother, kanë vazhduar të shfaqin një lidhje shumë të ngushtë brenda shtëpisë.

Dyshja janë parë duke u puthur në dhomën e gjumit, teksa po bëheshin gati të zgjoheshin, duke e bërë momentin të duket shumë intim.

Një afërsi e tillë ka bërë bujë mes banorëve dhe të gjithë ata që po ndjekin lojën nga jashtë.

Foto: Screenshot/Instagram

Marrëdhënia mes Jozit dhe Loredanës është intensifikuar që nga fillimi i programit, duke nxitur shumë reagime.

Në një moment të veçantë, edhe babai i Loredanës, i cili hyri në shtëpi për një takim, e këshilloi që të largohej nga Jozi, duke i kërkuar të ndryshonte rrugën e saj.

Megjithatë, Loredana nuk e pranoi këtë këshillë dhe vazhdoi të qëndronte afër Jozit, duke treguar se ajo nuk ka ndërmend të ndryshojë marrëdhënien me të brenda lojës. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Komenti i Xhakës për Gjestin, që mori vëmendje të madhe (Foto)

Këngëtari i njohur Gjesti, pak ditë më parë paralajmëroi rikthimin e tij me projekte...

‘E kuptoni shumë shpejt’, Benita me paralajmërim për ndjekësit

Ish-banorja dhe gjysmëfinalistja e këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova, Benita Zena, duket...

Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri: Le të jetë ky standardi

Pas aktgjykimit për rastin që tronditi opinionin publik, reaguan edhe figura të njohura, përfshirë...