Joshua kërcënon Wilderin: Prano ofertën, ose lësho rrugën

PUBLIKUAR

Joshua ka kërkuar nga Wilder që sa më parë të marrë një vendim, ose të largohet dhe ta lë britanikun të boksojë me të tjerë.

Boksieri Deontay Wilder ende nuk ka dhënë një përgjigje nëse do të duelojë ndaj Anthony Joshua në Britaninë e Madhe, në duelin që do të unifikojë titujt kampionë bote në peshat e rënda.

Joshua refuzoi një ofertë prej 50 milionë dollarësh për të dueluar në Amerikë, duke ftuar Wilder që të vijë ai në Angli.

Eddie Hearn, menaxheri dhe promotori i boksierit britanik, u shpreh sot se koha që dy boksierët kanë në dizpocion për të gjetur një marrëveshje po mbaron, ndaj i ka thënë Wilder të marrë sa më shpejt një vendim.

“Ata e kanë ofertën tonë, ndaj duhet të vendosin, ose ta pranojnë ose të lëshojë rrugën”, u shpreh Hearn. 

“Për ne nuk është se jeta përfundon këtu, pasi kemi gati duelin me Povetkin dhe do të vazhdojmë negoiatat me të”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...