Joseph: Kriza në veri e Ballkan përfundon kur katër shtetet e NATO-s e njohin Kosovën

PUBLIKUAR

Njohësi i Ballkanit, Edward P. Joseph, ka thënë se gjithë rrëmuja e Ballkanit dhe krizat në veri, mund të përfundoj kur katër vendet e NATO-s e njohin Kosovën si shtet.

Joseph në një intervistë për Al Jazeera ka thënë se Ukraina mund të jetë katalizator në arritjen e këtij përfundimi, transmeton Klankosova.tv.

Ai gjithashtu potencoi se po ta njihte Kosvoën si shtet, Spanja, Sllovakia, Greqia dhe Rumania, rajoni i Ballkanit do të transformohej.

“E gjithë rrëmuja e Ballkanit, përfshirë krizat e njëpasnjëshme në veri të Kosovës, përfundon kur 4 vende të NATO-s njohin Kosovën. Ukraina mund të jetë katalizator”.

“Arsyeja është se pesë shtete të BE-së, pra katër vende që janë anëtare të NATO-s sepse Qipro nuk është, nuk e njohin Kosovën. Kjo është arsyeja e qëndrimit të butë, dhe nëse po pyesni se pse Ballkani i ka ende gjithë këto probleme me Kosovën, Republikën Srpska dhe tani me Malin e Zi, kjo është arsyeja, sepse edhe nëse katër nga këto pesë vende, nëse Qiproja përjashtohet, njohin Kosovën, dhe këto janë Spanja, Sllovakia, Greqia dhe Rumania, nëse vetëm ato vende do ta bënin këtë, rajoni do të transformohej”.

Profesori amerikan shtoi se po të anëtarësohej Kosova në NATO, Serbia nuk do të mund ta bllokonte.

“Pse? Sepse atëherë Kosova mund të anëtarësohej në NATO dhe Serbia nuk mund ta bllokonte. Papritur, kjo veto ruse dhe kineze në OKB do të ishte e parëndësishme, sepse edhe sikur Kosova të mos ishte anëtare e BE-së, do të ishte anëtare e NATO-s. Strategjia e Serbisë do të ishte krejtësisht e padobishme”.

LAJME TË TJERA

Kurti publikon foto nga Berna, tregon frazën interesante që ia ka thënë presidenti zviceran

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron për një vizitë zyrtare në Zvicër. Ai...

Shpërthimet në veri, Hovenier: I tronditur, autorët të dalin para drejtësisë

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar pas shpërthimeve në veri të...

Prishtinë: Arrestohet 44-vjeçari për shitblerje të narkotikëve

Policia e Kosovës ka arrestuar sot të dyshuarin 44-vjeçar, i cili merrej me trafikim...

Jasharaj: Jemi kundër testimit me shkrim për mësimdhënësit

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Rrahman Jasharaj ka thënë...

SHIKO MË SHUMË