Jose Mourinho do të shkarkohet nga posti i trajnerit të Manchester Unitedit nëse dështon ta sigurojë një vend në top katërshe këtë sezon të Premierligës, pohon Sun.
Skuadra e trajnerit portugez renditet e teta me 20 pikë momentalisht, shtatë më pak se vendi i katërt, Tottenhami, transmeton Express.
Ndërkohë, pikërisht trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, përmendet si zëvendësues i mundshëm i Mourinhos, sipas Sun.
Në 12 xhirot e para të këtij sezoni, Unitedi i ka fituar gjashtë, i ka humbur katra dhe ka barazuar në dy raste, dhe ka një gol dallim negativ, pasi i ka shënuar vetëm 20 gola, ndërsa i ka pranuar 21 sosh.


