Jori shfaqet përsëri në Vlorë, pas thashethemeve se ishte në klipin e Noizyt

PUBLIKUAR

Njëra prej vajzave që mori vëmendjen e shqiptarëve nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 2 është edhe modelja dhe balerina shqiptare që jeton e vepron në Itali, Jori Delli

E njohur për çiltërsinë e saj gjatë kohës sa qëndroi në shtëpi, Jori ka filluar të bëjë show më shumë jashtë, së sa gjatë kohës që ishte në shtëpi.

Kësaj here bukuroshja zeshkane duket se është zënë me projekte për këngëtarët shqiptarë.

Dje ajo u pa në një jahtë, të cilin e përdori edhe Noizy për ta xhiruar klipin e tij të ri. Madje Noizy është parë në të njëjtin resort ku ishte edhe Jori.

U tha se dje ata ishin në Vlorë dhe kështu duket pasi që sot Jori ka postuar foto nga një resort që shtrihet në brigjet e qytetit të Pavarësisë së Shqipërisë, Vlorës – që është edhe vendlindja e prindërve të Jorit. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Zoja i kapet Adrianit pasi i tha “po shitesh për Prime”

Zoja është përballur me Adrianin sot në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5. Banorja...

Efi bën një ndryshim në “look”

Efi Dhedhes ka bërë një ndryshim në pamjen fizike të saj. Bukuroshja shqiptare ka vendosur...

“Ma nxin ditën”, Jonida Vokshi befason me urimin për Besnikun

Moderatorja e njohur, Jonida Vokshi, ka zgjedhur një mënyrë mjaft origjinale dhe plot humor...