“Jorginho do të shkojë në Man City, nëse…”

PUBLIKUAR

Agjenti i Jorginhos ka konfirmuar se mesfushori do t’i bashkohet Manchester City nëse arrihet marrëveshja me Napolin.

Jorginho ka kohë që monitorohet nga City dhe tani Joao Santos, agjenti i lojtarit, e ka bërë të qartë se kampioni i Premierligës është favoriti numër një për ta transferuar 26 vjeçarin.

“Jorginho ka ende kontratë, por nëse Napoli arrin marrëveshje me Man Cityn, atëherë ai do të shkojë në Manchester”, tha Santos për “CalcioNapoli24”.

“Arritja e një marrëveshje me ekipin anglez nuk do të ishte problem, duke e ditur rëndësinë, por po e përsëris, gjithçka varet nga Napoli pasi lojtari ka kontratë edhe dy vite”.

“Ne duhet të jemi të qetë, nëse Napoli e City gjejnë një zgjidhje, mund të flasim, në të kundërtën, lojtari do të jetë i lumtur të qëndrojë në Napoli”, shtoi ai.

Për lojtarin interesim kanë shprehur edhe Liverpooli e Manchester Unitedi, por Man City është në “pole-position”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...