Jordi Alba ia siguron fitoren Barcelonës me një gol të jashtëzakonshëm

PUBLIKUAR

Barcelona ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Real Betisit me rezultat 1:2, në kuadër të javës së 35-të në La Liga.

Katalonasit arritën të siguronin tri pikë tek në sekondat e fundit të ndeshjes

Pjesa e parë nuk prodhoi gola, kurse në të dytën i pamë tre, shkruan Gazeta Express.

Fillimisht realizoi Ansu Fati me t’u inkuadruar në lojë në minutën e 75-të të ndeshjes.

Megjithatë, gëzimi i katalonasve zgjati pak, pasi që Marc Bartra barazoi shifrat.

Ai, për hir të respektit ndaj ish-klubit të tij, nuk e festoi golin.

Krejt në fund, Jordi Alba me një super gol ia siguroi tri pikët Barcelonës.

Me këtë fitore, Barcelona vazhdon të mbetet në pozitën e dytë me 69 pikë, pesë më shumë se Sevilla.

Në anën tjetër, Betisi mbetet i pesti me 58 pikë, tri më pak se Atletico Madridi që zë pozitën e katërt, e fundit që dërgon në Champions League. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...