onida Maliqi ka reaguar pas protestës së mbrëmshme në Tiranë, për rastin e Klodian Rashës.
Në orët e para të ditës së martë, një 25-vjeçar, i cili nuk i është bindur urdhrit të policit, është qëlluar me armë zjarrit.
Ky rast ka nxitur reagime të shumta në publik, madje shumë qytetar morën iniciativë për t’iu bashkuar edhe një proteste, në të cilën kërkohej drejtësi për Klodianin.
Së fundi, këngëtarja Jonida Maliqi, përmes një postimi në Instagram, thotë se dhuna nuk është zgjidhje e problemit.
“Ishte e tmerrshme ajo që i ndodhi Klodianit dhe jam e sigurt që drejtësi do të ketë, por pse të sillemi si huliganë në vend që të protestojmë paqësisht? Të djegim, të shkatërrojmë, të sillemi si kafshë. Kjo nuk është zgjidhje e problemit, kjo është injorancë”, ka shkruar ndër të tjera ajo.



