Jonida i tha të gjitha detajet e shtatzënisë në vetëm një postim?

PUBLIKUAR

Aktorja Jonida Vokshi tashmë e ka pranuar shtatzëninë të cilën arriti ta fshehë mirë për muaj të tërë.

Në postimin e fundit teksa shijon të dielën ajo madje është lëshuar në ndarjen e detajeve duke zbuluar se është 25 javëshe shtatzënë.

Por, ka qenë një tjetër detaj që ka marrë vëmendjen në përshkrimin e postimit.

‘Ne të dy relaks, babi me mision na bën foto’ – është shprehur Vokshi duke ngritur dilema se me togfjalëshin ‘ne të dy’ mbase ka zbuluar gjininë e foshnjës që pret e që mund të jetë djalë.

Kujtojmë se në planin profesional, shtatzënia nuk e ka penguar aspak prezantuesen e njohur. Ajo së fundmi u rikthye në Top Channel si anëtare jurie e programit ‘Top Talent’ teksa projektet nuk i janë ndarë as në Kosovë, ku po qëndron në kohën më të madhe.

SHIKO MË SHUMË

Festa Qoqaj ngacmon ndjekësit me “hyrjen” në Big Brother VIP Kosova

Festa Qoqaj ka zgjedhur të argëtojë ndjekësit e saj me një video që, në...

Mesazhi i fundit që prek zemrat, motra e Laurent Krasniqit ndan bisedën me të: “Të dua përjetë”

Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë...

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...